Reagimi i futbollistëve të M’gladbach kur panë se Interi barazoi me Shakhtarin

Futbollistët e Borussia M’gladbach gjetën kohë pak minuta për të ndjekur ndeshjen që zhvillohej në Milano mes rivalëve të tyre Interit dhe Shakhtar Donetsk.

Sport

10/12/2020 08:17

Gjermanët humbën nga Real Madridi 2-0, ndërsa ata ndoqën pjesën e mbetur të ndeshjen në Itali në një pajisje elektronike.

Pas vërshëllimës së gjyqtarit në Milano, ata festuan në mënyrë të papërmbajtur kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Një fitore e Interit apo Shakhtarit do ti nxirrte gjermanët jashtë garës, por për fatin e mirë të tyre, ndeshja u mbyll pa gola.

Ëndrra evropiane për Borussia M’gladbach vazhdon së bashku me 15 ekipet e tjera.