Reagimi i Donaldit pasi u shpall ‘banori më i padëshiruar’ në BBV

ShowBiz

20/01/2022 14:34

Dje banorët kanë ndarë cmime të ndryshme pas një spektakli të organizuar.

Secili banor ka pasur për detyrë të interpretojë dicka, dhe në fund të ndahen cmimet, shkruan lajmi.net.

Banorët kanë votur për secilin cmim por që ato nuk ndërlidheshin me performancat që ata do të realizonin.

Pas spektaklit Egzona si moderatore i ndau çmimet, ku Donaldi u zgjedh si më i padëshiruar në Big Brother.

E reagimi i tij nuk kishte si të ishte ndryshe, pasi edhe ai vet e priti një gjë të tillë, ani pse tregoi se i erdhi inatë që nuk e fitoi atë të “Intelegjencës”, ku banorët votuan Einxhel Shkirën.

Kujtojmë se Donaldi, Einxhel dhe Beatrixa janë tre banorët e nominuar këtë javë dhe njëri nga të tre do ta lërë shtëpinë të premten./Lajmi.net/