Reagimi i Dafina Zeqirit pas fjalëve që Rita Ora tha për të dhe Taynën

19:07 | 13 Gusht 2019

Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Rita Ora tha disa fjalë për të dhe Taynën.

Rita Ora ka ndarë me ndjekësit një fotografi, të shkëputur nga klipi i ri i Dafina Zeqirit dhe Taynës, shkruan lajmi.net.

Pranë saj ajo i ka shkruar edhe disa fjalë.

“Mund vetëm të them përse ne vajzat kosovare jemi aq në ajër! E dua vendin nga jam! Dhe më pëlqen që gratë marrin vetë kontrollin dhe janë vetvetja dhe frymëzojnë, faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe ju tregoni vajzave që është mirë të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë, Vazhdoni të shkëlqeni. E dua këtë, më bën shumë të lumtur”, ishin fjalët e saj, e nuk ka munguar edhe reagimi i Dafina Zeqirit e cila e ka postuar në Instagram postimin e Ritës.

“Pas çdo gruaje të suksesshme është një fis i grave të tjera të suksesshme, të cilat janë në përkrahje të saj. Rita Ora ti je shembulli më i madh. Të dua”, ka shkruar Dafina Zeqiri pranë postimit të fotografisë./Lajmi.net/