RB Leipzig merr rezultat pozitiv në shtëpinë e Tottenham

RB Leipzig ka marrë rezultat pozitiv në shtëpinë e Tottenham në ndeshjen e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Sport

19/02/2020 22:57

Skuadra gjermane ka mposhtur atë të Jose Mourinhos me rezultat minimal.

Goli i vetëm i kësaj sfide u shënua në pjesën e dytë, nga Timo Werner, që u tregua i saktë nga penalltia.

Kujtojmë se Tottenham në këtë ndeshje u paraqit pa dyshen Harry Kane dhe Son Heung-min.

Ndeshja e kthimit në Gjermani, luhet më 10 mars./Lajmi.net/