RB Leipzig eliminon Man Unitedin nga Liga e Kampionëve

RB Leipzig ka siguruar një vendin në mesin e 16 skuadrave më të mira të Evropës.

Sport

08/12/2020 22:55

Gjermanët, në ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve kanë mposhtur 3:2 Manchester Unitedin, shkruan lajmi.net.

Angelino,Amadou Haidar dhe Justin Kluivert, shënuan për vendasit e RB Leipzig.

Golat për Man Unitedin i shënuan Bruno Fernandes dhe Paul Pogba.

Pas kësaj fitore, RB Leipzig kalon tutje në Ligën e Kampionëve, ndërsa Manchester United do të vazhdojë në Ligën e Evropës./Lajmi.net/