RB Leipzig dhe Hertha Berlin luajnë baras

RB Leipzig dhe Hertha Berlin kanë ndarë pikët duke barazuar 2:2 në ndeshjen e javës së 28-të të Bundesligës.

Sport

27/05/2020 21:05

Për skuadrën RB Leipzig, ky ishte barazimi i katërt në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë, shkruan lajmi.net.

Marko Grujic kaloi mysafirët në epërsi 0-1 që në minutën e 9’. Në minutën e 24’, rezultati i barazua në 1:1, kur shënoi Lukas Klostermann.

RB Leipzig mbeti me një lojtar më pak nga minuta e 63’, pasi Marcel Halstenberg u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Por kjo nuk paraqiti problem për vendasit e RB Leipzig, që pesë minuta më vonë nëpërmjet Patrik Schick, kaluan në epërsi 2:1.

Për rezultatin 2:2 shënoi polaku Krzysztof Piatek, nga pika e penalltisë./Lajmi.net/