“Razumes” – Këshilltari i Kurtit i drejtohet në gjuhën serbe Avdullah Hotit

Hysamedin Feraj këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar debatin me ish kryeministrin , Avdullah Hotin, të cilit në një deklarim i është drejtuar në gjuhën serbe. Feraj në deklarimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se sipas tij, Hoti i ka kënaqur “titistët’’ duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës,…

Lajme

06/08/2022 14:21

Hysamedin Feraj këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka vazhduar debatin me ish kryeministrin , Avdullah Hotin, të cilit në një deklarim i është drejtuar në gjuhën serbe.

Feraj në deklarimin e tij të bërë në Facebook, ka thënë se sipas tij, Hoti i ka kënaqur “titistët’’ duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Këshilltari i Kurtit, në shkrimin e tij i drejtohet ish kryeministrit të Kosovës në gjuhën serbe duke i thënë “Razumes”.

Postimi i plotë i Ferajt:

Avdullah Hoti, dje i paske kënaqur titistët, dhe sidomos rankoviçistët duke iu dhënë rast sulmi kundër “enveristëve” të Kosovës, si puna ime e atëhershme, pse kërkonim pavarësi nga Jugosllavia dhe bashkim me Shqipërinë. Si në kohët e vjetra, apo jo Abdullah?

Ke të drejtë, sepse kanë nevojë për ngushëllim: gjysma e projektit tim është realizuar – rënia e RSFJ-së dhe Pavarësia e Kosovës.

Shpejt do të realizohet edhe gjysma tjetër.

Projekti i tyre ka dështuar, i imi ka fituar! Madje edhe përkundër politikës së Enver Hoxhës.

Apo ky i fundit ka pasur për ideologji nacionalizmin shqiptar dhe për ide drejtuese bashkimit tonë kombëtar? So thua, Avdullah, si akademik? Razumeš?

Përndryshe, Hoti në një postim të bërë gjatë ditës së djeshme, Ferajt ia përmend përshëndetjen me grusht para trupit të Enver Hoxhës.

“Ata që gjithë jetën nuk kanë guxuar as të mendojnë pa marrë urdhër, e janë betuar për zbatim të urdhërave edhe para padronit të tyre të vdekur, kujtojnë se të gjithë janë si ata – relikte të së kaluarës të dhimbshme për popullin shqiptar dhe robë në mendje e shpirt.  Paguhen nga taksat e qytetarëve, e merren me shpifje e konspiracione ndaj kundërshtarëve politik”, ka thënë Hoti. /Lajmi.net/