Rayo mposht Real Madridin – ‘Mbretërit’ humbin pozitën e parë në La Liga

Real Madrid është befasuar në udhëtimin ndaj Rayo Vallecano. Skuadra e Real Madrid është mposhtur 3:2 nga skuadra e Rayo Vallecano, në kuadër të xhiros së 13-të të La Liga, shkruan lajmi.net. I pari që shënoi në këtë ndeshje ishte Comesana, pas vetëm pesë minutave lojë. ‘Los Blancos’ reaguan mirë dhe barazuan me anë të…

Sport

07/11/2022 23:01

Real Madrid është befasuar në udhëtimin ndaj Rayo Vallecano.

Skuadra e Real Madrid është mposhtur 3:2 nga skuadra e Rayo Vallecano, në kuadër të xhiros së 13-të të La Liga, shkruan lajmi.net.

I pari që shënoi në këtë ndeshje ishte Comesana, pas vetëm pesë minutave lojë.

‘Los Blancos’ reaguan mirë dhe barazuan me anë të Luka Modric në minutën e 37’, kurse kaluan në epërsi katër minuta më vonë me anë të Eder Militao.

Megjithatë, Rayo shënoi edhe një herë para fundit të pjesës së parë, kur Garcia u tregua i saktë në minutën e 44’.

Në pjesën e dytë, Reali kishte ritëm më të mirë, por një pakujdesi e Dani Carvajal u kthye në penallti për skuadrën vendase.

Rayo gabuan nga pika e bardhë, me Courtois që priti, por Carvajal ishte futur para kohe në zonë dhe penalltia u përsërit.

Në herën e dytë, Trejo u tregua i saktë dhe Rayo shkoi në epërsi në minutën e 67’, për 3:2. Ky ishte edhe goli që vulosi fatin e këtij takimi.

Me këtë humbje, Reali mbetet në 32 pikë në pozitën e dytë, me 2 pikë më pak sesa Barcelona që tani është lidere e tabelës. Rayo shkon në 21 pikë për pozitën e 8. /Lajmi.net/