Raul, po vjen Ronaldo

Cristiano Ronaldo mund të jetë vetëm një vit larg të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Real Madridit. Nëse, ylli portugez vazhdon të shënojë me ritmin aktual, atëherë do ta tejkalojë kapitenin legjendar Raul, me gati 400 paraqitje më pak se ikona spanjolle. Raul shënoi 323 gola në 741 ndeshje për…

Sport

04/11/2013 17:25

Cristiano Ronaldo mund të jetë vetëm një vit larg të bëhet golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Real Madridit.

Nëse, ylli portugez vazhdon të shënojë me ritmin aktual, atëherë do ta tejkalojë kapitenin legjendar Raul, me gati 400 paraqitje më pak se ikona spanjolle.

Raul shënoi 323 gola në 741 ndeshje për Realin kurse Ronaldo aktualisht ka bilanc prej 222 golash në 214 ndeshje.

Ronaldo ka bërë fillimin më të mirë të një sezoni në karrierën e deritashme me 20 gola në 15 takime dhe është ndihmuar nga ylli uellsian Gareth Bale i cili bëri katër asistime në tri paraqitje si titullar, më tepër se cilido futbollist tjetër në skuadër.

Para Ronaldos, qëndron Ferenc Puskas, me 237 gola në 261 ndeshje. Por, pasi ta tejkalojë atë, Ronaldo do të hidhet pas Carlos Santillanas, Alfredo Di Stefanos dhe Raulit.

Top 5 golashënuesit e Realit:

Raul, 1994-2010: 323 gola në 741 ndeshje

Alfredo Di Stefano, 1953-1964: 305 në 392

Carlos Santillana, 1971-1988: 289 në 645

Ferenc Puskas, 1958-1966: 242 në 262

Cristiano Ronaldo, 2009-: 222 në 214