Raul: Del Piero, lojtari italian i të gjitha kohërave

Legjenda e Real Madridit, Raul Gonzalez ka thënë se Alessandro Del Piero është lojtari italian më i mirë i të gjitha kohërave.

Sport

16/12/2014 12:49

Ikona e Juventusit, Del Piero, është lojtari më i mirë në historinë e futbollit italian, gjithnjë sipas fjalëve të thëna nga Raul.

“Del Piero është lojtari më i mirë në historinë e futbollit italian”, tha Raul për La Gazzetta dello Sport.

“Ai është një person për të cilin jo vetëm që kamrespekt, por gjithashtu kam edhe dashuri”, përfundoi Raul.

Del Piero ka fituar gjashtë herë titullin e Serie A me Juventusin, duke triumfuar gjithashtu edhe në Ligën e Kampionëve në sezonin 1995-96.