Rasti i ri me COVID-19 në Gjilan, pasojë e kontaktit në Prishtinë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike konfirmoi për një rast të ri pozitiv me koronavirus në Gjilan, si pasojë e kontaktit në Prishtinë.

Lajme
Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka bërë të ditur se rasti është nën monitorim nga Qendra Operative për menaxhimin e emergjencave dhe se nuk ka vend për shqetësim.
“Lehtësimi masave nuk nënkupton që është mbyllur puna me pandeminë. Rasti i fundit dëshmon se duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat mbrojtëse dhe ta mbajmë distancën sociale. Akoma po luftojmë me të panjohurën”, shkruan Haziri në Facebook. /Lajmi.net/