Rasti i Navasit

Keylor Navas do të jetë në portën e Real Madridit, sonte në duelin kundër Elches në Santiago Bernabeu. Trajneri Carlo Ancelotti ka vendosur të shpërblejë përforcimin e ri.

Sport

23/09/2014 12:00

Carlo Ancelotti ka vendosur të bëjë një ndryshim. Në duelin kundër Elches, sonte në Santiago Bernabeu, në portën e Real Madridit do të jetë Keylor Navas.

Përforcimi i ardhur nga Levante gjatë afatit kalimtar të verës nuk është paraqitur ende në ndonjë ndeshje zyrtare për Los Blancos.

Ai ishte në portë në miqësoren kundër Fiorentinës kurse Iker Casillas u paraqit si titullar në ndeshjet e deritashme në La Ligë dhe duelin e parë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo, për shkak të orarit të ngjeshur me tri ndeshje brenda javës, Ancelotti ka vendosur t’i jap rastin yllit nga Kosta Rika i cili sipas mediave spanjolle sonte do të jetë në portën e Realit.

Po ashtu, nga minuta e parë pritet të luajë edhe Javier Hernandez në vend të Karim Benzemas.