Rasti i ish krerëve të UÇK-së, Sylejman Selimi dëshmon në Speciale

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, po e jep dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini. Para nisjes së dëshmisë, atij iu lexuan rregullat dhe të drejtat nga prokuroria. Selimi do të flasë në cilësinë e…

Lajme

10/02/2025 11:59

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sylejman Selimi, po e jep dëshminë e tij në rastin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Ai ishte i shoqëruar nga avokati i tij, Artan Çerkini.

Para nisjes së dëshmisë, atij iu lexuan rregullat dhe të drejtat nga prokuroria.

Selimi do të flasë në cilësinë e dëshmitarit, i cili ka kërkuar që dëshmia e tij të jetë në seancë të hapur.

Prokuroria po vijon me pyetjet ndaj ish-komandantit të UÇK-së.