Rasti i dyshuar nga qyteti i Pejës del negativ

Personi me simptoma të pjesshme që dje u nis nga Peja për në QKUK në Klinikën Infektive, sapo ka rezultuar negativ në testin për COVID 19.

Lajme

04/04/2020 10:10

Lajmin sapo e konfirmoi për ‘RADIO 1’, Petrit Loci.

“Bëhet fjalë për të riun me banim në BT ‘Jarina’ e Pejës. Sapo morëm rezultatin nga IKSHPK, fatmirësisht është negativ. Na ka gëzuar. Vazhdoni të respektojmë masat dhe t’ia dalim”, deklaroi Loci.