Rasti Beleri: Gjykata vendos ta lë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë. Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua një seancë ku u kërkua nga pala mbrojtëse ndryshim i masës së sigurisë Të pranishëm në seancë ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri…

Lajme

18/09/2023 10:58

GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg për Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë Himarë.

Gjatë ditës së sotme në Gjykatën e Posaçme të Apelit u zhvillua një seancë ku u kërkua nga pala mbrojtëse ndryshim i masës së sigurisë

Të pranishëm në seancë ishin edhe ambasadorja greke në Shqipëri dhe   avokatët grekë, të cilët do të mbajnë konferencë në Tiranë për çështjen Beleri, raporton TopChanel.

Theksojmw se Fredi Beleri u arrestua në flagrancë dy ditë para zgjedhjeve lokale dhe vijon të mbahet në burg edhe pasi doli fitues në garën e 14 majit, nën akuzën për korrupsion në zgjedhje.

Në pamundësi për të bërë betimin si kryebashkiak, Beleri akuzoi kryeministrin Rama si personin përgjegjës që pengon dhënien e lejes së veçantë që ai të kryej betimin.

Sipas Belerit, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që të ketë rrëzuar kërkesën e tij, pasi kjo do të përkthehej në kufizim të rëndë të të drejtave kushtetuese.

Kryeministri Rama vazhdimisht është shprehur se çështja Beleri i takon vetëm drejtësisë.

Gjatë Asamblesë Kombëtare të PS-së, ai tha se nuk ka asgjë për të diskutuar me palën greke në lidhje me këtë çështje sepse pala greke nuk dëgjon asnjë koment por vetëm këmbëngul duke rënë ndesh me ligjet tona.