Rastet e shënjestruara për liberalizimin e vizave do të vazhdojnë të trajtohen me prioritet

Luftimi i rasteve të krimit të organizuar dhe korrupsionit në raportet ndërkombëtare dhe ato vendore ishte evidentuar si problematike, në këtë drejtim, zgjidhja e këtyre rasteve u imponua si kriter nga Bashkimi Evropian, plotësimi i të cilit do t’i hapte rrugë proceseve të integrimit Evropian të Kosovës, e më konkretisht do të përbënte kriterin e fundit për liberalizim të vizave.

Lajme

06/12/2018 14:42

Në këtë drejtim lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar u vendos të trajtohej me prioritet të veçantë, duke i shënjestruar ato raste si raste për liberalizimin e vizave.

Trajtimi i këtyre rasteve për dy vite akoma nuk ka përfunduar dhe Komisioni Evropian akoma nuk ka dalë me ndonjë raport lidhur me kriterin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ajshe Qorraj, zëdhënëse për informim në Këshillin Gjyqësor të Kosovës, tha për kallxo.com, se Komisioni Evropian nuk ka dal akoma me vlerësim dhe se edhe përkundër kësaj rastet e shënjestruara do të vazhdojnë të trajtohen gjithmonë me prioritet.

Janë rreth 45 raste të shënjestruara të korrupsionit dhe krimit të organizuar të cilat janë duke u trajtuar në mekanizmat e drejtësisë në Kosovë.

Disa nga to janë gjykuar në shkallës së parë e disa kanë përfunduar me formë të prerë, ndër to është janë rastet e Shukri Bujës, Ilir Tolajt, Salih Mekaj, Enver Hasanit, Sekretarit të përgjithshëm i Gjykatës Kushtetuese, Milot Vokshi, rasti i njehsorëve “Koler”, rasti i kontrabandimit me armë, etj.

Lufta kundër korrupsionit dhe rezultatet konkrete në këtë drejtim vazhdon të mbetet pjesë e kushteve të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën.