Rastet e reja me Covid-19 janë në këto qytete

Dy persona kanë humbur jetën dhe 61 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Lajme

20/09/2020 15:09

Vetëm në komunën e Prishtinës janë raportuar 19 raste të reja, derisa në komunat tjera ka pasur numër me të vogël të rasteve.

Këto janë rastet nëpër komuna: 

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 19 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Prizren 7 raste, komuna Fushë Kosovë 5 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Ferizaj 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Deçan 2 raste, dhe me nga një rast komunat Drenas, Malishevë, Obiliq, Podujevë Skenderaj dhe Suharekë. /Lajmi.net/