Rastësi që flet shumë: Sa herë që Argjentina ka humbur penallti në ndeshjen e tretë në Botëror, e kanë fituar atë

Ndonëse për Lionel Messin, në rrafshin personal, mund të mos jetë mbrëmja më e mirë, pasi e humbi një penallti, Argjentina u kualifikua tutje si lidere e grupit D. Gjithsesi, ndonëse mund të jetë thjesht rastësi, Messi mund të ngushëllohet me një statistikë interesante që e ka ndjekur kombëtaren e tij. Sa herë që ndonjë…

Sport

30/11/2022 22:42

Ndonëse për Lionel Messin, në rrafshin personal, mund të mos jetë mbrëmja më e mirë, pasi e humbi një penallti, Argjentina u kualifikua tutje si lidere e grupit D.

Gjithsesi, ndonëse mund të jetë thjesht rastësi, Messi mund të ngushëllohet me një statistikë interesante që e ka ndjekur kombëtaren e tij.

Sa herë që ndonjë lojtar i Argjentinës e ka humbur penalltinë në ndeshjen e tretë në kuadër të Botërorit, në fund kanë arritur të dalin fitimtar të turneut.

Humbja e penalltisë u përsërit edhe sot, që ishte pikërisht ndeshja e tretë e fazës së grupeve të Kampionatit Botëror, fakt ky që mund të jetë një tregues i mistershëm se Argjentina do ta ngrisë sërish këtë trofe.

Mbetet të shihet nëse do t’ia dalë një gjëje të tillë. /Lajmi.net/