Rastësi apo e qëllimshme? Pas Loredanës edhe Mozzik njofton se është alergjik ndaj polenit

Mozzik dhe Loredana janë dy reperët e suksesshëm shqiptarë.

ShowBiz

19/05/2022 15:05

Ata marrin vëmendje të madhe nga mediat për shkak të raportit të tyre, shkruan lajmi.net.

Së fundi ata janë komentuar për një mundësi tjetër të ribashkimit të tyre.

Ishin detaje të shumta që ngritën dyshime të tilla.

Ata sërish kanë arritur të kthejnë vëmendjen nga vetja e tyre.

Kjo pasi ishte Loredana e para që postoi një storje në një gjendje jo edhe aq të mirë dhe duke qarë, derisa njoftoi se është alergjike ndaj polenit.

Pas reperët, sot edhe Mozzik ka bërë një postim ku ngjalli reagime pasi u shfaq me një faculetë dhe shkroi: Alergji ndaj polenit.

Nuk dihet nëse kjo është rastësi apo e qëllimshme, edhe pse ish-çifti tashmë janë të ndarë dhe vijojnë jetën larg njëri-tjetrit.

Ata tentuan sërish ta rikthejnë romancën e tyre, por që nuk zgjati duke konfirmuar ndarjen përfundimisht në verë të vitit të kaluar.

Ndryshe ata janë prindër të një vajze e quajtur Hana./Lajmi.net/