Rast i rëndë i dhunës në familje: Prishtinasi ther me thikë vëllain e tij

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë. Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një…

Lajme

21/02/2024 08:44

Një rast i rëndë i dhunës në familje ka ndodhur dje në Prishtinë.

Policia ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që me një mjetë të mprehtë-thikë ka therur vëllain e tij viktimën mashkull kosovar.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një thikë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/