Rast i pazakontë: Maqedonasja martohet në burg

Një martesë e pazakontë ka ndodhur në burgun e Idrizovës në Shkup.

Lajme

24/10/2014 21:14

Çifti është kurorëzuar në sallën e vizitave të burgut ku po vuan dënimin shtetasja Marijana S. (45).

Ajo është martuar me të zgjedhurin e saj, Milan S. (46).

Administrata e burgut, në vend të dhuratës, i ka mundësuar çiftit të qëndrojë disa orë më shumë në dhomën e takimeve.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja maqedonase “Vest”.