Rasmussen uron ushtarët e KFOR’it
Anders Fogh Rasmussen i është drejtuar trupave ushtarake që operojnë në misione të ndryshme të NATO’s. Ai i ka falënderuar ata për punën që po e bëjnë në ato shtete ku ata punojnë.

Lajme
Sekretari i Përgjithshëm i NATO’s, Anders Fogh Rasmussen ka falënderuar paqeruajtësit e kësaj organizate në të gjitha vendet ku ata operojnë.
Në një fjalim për fundvit, Rasmussen ka përmendur edhe trupat e KFOR’it, duke e vlerësuar punën e tyre për krijimin e një ambienti të qetë dhe sigurt.
“Në Kosovë, atje ku ju garantoni një ambient të qetë dhe sigurt përmes implementimin e marrëveshjeve historike”.
“Ushtrimet që i bëjnë këta trupa mbajnë NATO’në në gatishmëri për t’u përballur me sfidat në të ardhmen”.
“E kam parë me sytë mi kurajën konstante dhe profesionalizmin tuaj”.
“Shumica e punës tuaj është bërë në kushte të vështira dhe ju jeni”, ka thënë Rasmussen.
Aktualisht NATO në Kosovë ka rreth 5000 ushtarë.