Rashkaj: Kosova ka potencial ta sigurojë Evropianin, kualifikimet janë test kryesor për Giressen, prita që do ftohej Daku

Anel Rashkaj, kapiteni i parë i Kombëtares së Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA edhe pas pensionimit nga “Dardanët”, mbetet i fokusuar dhe vazhdon të ndjekë Kosovën në çdo cikël kualifikues, qoftë për Kampionatin Evropian apo edhe atë Botëror. Rashkaj, futbollisti që iu bashkua Kosovës në vitin 2010 dhe kontributin e tij e vazhdoi…

Sport

20/03/2023 12:47

Anel Rashkaj, kapiteni i parë i Kombëtares së Kosovës pas pranimit në FIFA dhe UEFA edhe pas pensionimit nga “Dardanët”, mbetet i fokusuar dhe vazhdon të ndjekë Kosovën në çdo cikël kualifikues, qoftë për Kampionatin Evropian apo edhe atë Botëror.

Rashkaj, futbollisti që iu bashkua Kosovës në vitin 2010 dhe kontributin e tij e vazhdoi deri në vitin 2021 ka folur për lajmi.net rreth ndeshjeve të Kosovës në muaji mars.

33-vjeçari tha se futbollistët e reprezentacionit të Kosovës kanë potencial të prejnë “biletën” që dërgon në Evropianin e vitit 2024.

Kombëtarja e Kosovës e ka potencialin për të arritur kualifikimin kësaj here. Poashtu edhe grupin në të cilin jemi na lë të shpresojmë se kemi gjasa të arrijmë Evropianin”, tha Rashkaj të hënën për lajmi.net.

Rashkaj tutje tha se kampanja kualifikuese për Kampionatin Evropian do të jetë test kryesor për trajnerin Alain Giresse.

Deri tani ka qenë mirë. Por, mendoj se ky është testi kryesor në këto kualifikime për trajnerin Giresse. Të shohim se si do ta përgatit ekipin për ndeshjet kualifikuese”, tha ai.

Rashkaj u ndal të fliste pak edhe për listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit mars kundër Izraelit dhe Andorrës.

Ai u shpreh se ka pritur të ftohet edhe sulmuesin Mirlind Daku, pasi sipas tij, ka tipare që ngjan me sulmuesin Vedat Muriqi.

E kam parë listën e futbollistëve të ftuar. Ndoshta edhe Daku kam pritur me qenë aty, shkaku i tipareve që i ngjan Muriqit. Përndryshe grupi i lojtarëve është i mirë”, theksoi Rashkaj.

Rashkaj pas pensionimit edhe si futbollist aktiv, ka nisur karrierën e trajnerit te klubi suedez, Halmstad. Ai u pyet në fund se a do të ishte në gjendje të merrte “timonin” e Kosovës në të ardhmen.

Rashkaj nuk e la pa përmendur faktin se i mungon të përfaqësojë Kosovën.

Normal është që të mungojnë këto ndeshje, por çdo gjë e ka fillimin dhe mbarimin kështu që duhet te pajtohesh. Unë jam duke bërë maksimumin që të arrijë sa ma shumë si trajner pastaj të shohim se deri ku do të arrijë”, tha për fund ish-mesfushori Anel Rashkaj./Lajmi.net/