Rashkaj i bashkohet Kosovës

Selektori Albert Bunjaku ka arsye të gëzohet. Kjo pasi mesfushori Anel Rashkaj do të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në miqësoret me Turqinë e Senegalit, pasi e mori lejen e klubit.

Sport

15/05/2014 20:57

Anel Rashkaj do ta ndihmojë Përfaqësuesen e Kosovës në miqësoret e majit. 

Në fakt, mesfushori kosovar e ka marrë lejen nga ekipi i tij, Sandnes Ulf dhe do të jetë i gatshëm për ndeshjet me Turqinë dhe Senegalin, që do të luhen më 21 e 25 maj.

“Anel Rashkaj do të vijë për lojën kundër Turqisë. Falënderoj klubin Sandnes Ulf për mirëkuptim”, ka shkruar selektori Albert Bunjaku në rrjetin social, Facebook.

Mesfushori kosovar nuk pritej të luante për Kosovën për shkak të angazhimeve me klubin, por në fund drejtuesit e Sandnes Ulf vendosën ta lirojnë kapitenin e Përfaqësueses. 

Rashkaj ishte lojtar i rëndësishëm i Kosovës në vitet e fundit dhe e kishte bartur shiritin e kapitenit në miqësoren me Haitin.