Rashkaj flet për ndeshjen Kosovë – Gjibraltar

Anel Rashkaj është paraqitur në konferencë për shtyp para ndeshjes Kosovë – Gjibraltar.

Sport

09/10/2019 17:41

Të enjten me fillim nga ora 18:00, Kosova në ‘Fadil Vokrri’ zhvillon miqësoren me Gjibaltarin, ndeshje kjo që i paraprinë asaj me Malin e Zi, që luhet ditën e hënë.

Rashkaj, i rikthyer te Kosova që nga ndeshjet e qershorit, ka thënë se kjo ndeshje do të jetë e mirë për lojtarët që kanë pak minuta te skuadrat e tyre, por edhe te Kombëtarja e Kosovës.

“Është një ndeshje e rëndësishme dhe e mirë për lojtarët që kanë pasur pak minuta te skuadrat e tyre, por edhe te Kombëtarja”, ka deklaruar Rashkaj.

Pritet që Rashkaj të ketë minuta të konsiderueshëm në dispozicion për miqësoren kundër Gjibraltarit./Lajmi.net/