Rashit Qalaj zyrtarizon kandidaturën për deputet në listën e PDK-së
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar sot se do të jetë pjesë e listës garuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai do të kandidojë me numrin 26 në listën garuese të partisë. Në një postim për qytetarët, Qalaj shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e…
Lajme
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rashit Qalaj, ka njoftuar sot se do të jetë pjesë e listës garuese të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai do të kandidojë me numrin 26 në listën garuese të partisë.
Në një postim për qytetarët, Qalaj shprehu mirënjohje për besimin e dhënë dhe e konsideron këtë një obligim të madh për të vazhduar angazhimin e tij në shërbim të qytetarëve, rinisë dhe zhvillimit të vendit.
Ai premtoi se do të jetë zëri i qytetarëve dhe mbrojtës i interesave të tyre në institucionet e Republikës së Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Besoj në një Kosovë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për secilin qytetar. Bashkë me ju, do të vazhdojmë rrugën e punës, përgjegjësisë dhe vizionit për të ardhmen e vendit tonë,” shkroi Qalaj.
Ai gjithashtu falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme, duke theksuar se ajo mbetet forca e tij më e madhe.
Së bashku, sipas Qalajt, qëllimi është një Kosovë që e meritojmë.