Rashiq: I bashkohem koalicionit LDK-AAK-NISMA
Nenad Rashiq thotë se Partia Progresiste Demokratike do t’i bashkohet koalicionit LDK-AAK-NISMA. Ai thotë se bashkëpunon me secilin që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve.
Lajme
Kryetari i Partisë Progresiste Demokratike Nenad Rashiq, dhe ka thënë se është i gatshëm t’i bashkohet opozitës në formim të qeverisë se re. Ai thotë se për bashkëpunime të reja nuk do të bëjë asnjë përjashtim.
“Normale është që ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me të gjithë spektrin politik të Kosovës. Qoftë ajo pozitë, apo opozitë. Nuk bënë përjashtim askush. Secili që ka për qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve ne do të bashkëpunojmë”, ka thënë Rashiq për Express.
Ai ka treguar se deri tani ka qenë në bashkëpunim më PDK-në, por thotë se nuk ka pasur shumë mundësi të ndikojë në procese.
“Ne deri tash kemi pasur një bashkëpunim me PDK-në dhe gjithë anëtarët e saj.Ne si subjekt i vogël opozitar nuk kemi pasur edhe shumë ndikim dhe mundësi që të ndikojmë në përmirësimin e gjendjes sociale të kosovarëve, ka thënë ai, raporton Express.