Rashiq: Beogradi përfiton nga Asociacioni

Ish ministri në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka thënë se nga marrëveshja e Brukselit nuk kanë përfituar asgjë serbët e Kosovës.

Lajme

09/09/2015 22:30

Ai nuk beson se bashkëkombësit e tij të kenë përfituar gjë nga marrëveshja e fundit.

“Humbësit më të mëdhenj janë serbët e Kosovës”, ka thënë ai në Zona B.

Ai tha se Asociacioni është një mundësi e mirë për Beogradin që të ushtrojë më shumë fuqi politike mbi komunat serbe në Kosovë.

“Nuk ka me pas kompetencë ekzekutive por sidoqoftë ata do të kenë fuqi politike që të ndikojnë në çdo komunë dhe në fund Asociacioni është krijuar nga mosbesimi i Beogradit tek komunat serbe të Kosovës”, ka thënë ai.

“Institucionet e Serbisë ende paguajnë sa e di unë ende paguan rreth 25 mijë persona. Por po bisedoj me njerëz dhe po kuptojnë se këto janë planet e Beogradit. Ata e ndiejnë veten të tradhtuar”.

Ai habitet se si të dy qeveritë, kjo në Prishtinë dhe ajo në Beograd, pas çdo marrëveshje e shpallin veten fituese.

“Bokseri që e pason nokaut dhe ai po grithet në kokë dhe po thotë jo jo në rregull jam, asgjë nuk kam”, thotë ai./ Express