Rashica zëvendësuesi i Luis Suarez tek Barcelona?

Emri i yllit të Kosovës, Milot Rashica, po lidhet  me një transferim të mundshëm tek skuadra kampione e Spanjës, Barcelona.

Sport

06/07/2019 20:10

Rashica pati një sezon të jashtëzakonshëm me skuadrën e Werder Bremen, për të tërhequr kështu vëmendje të madhe.

Pas paraqitjeve të mira të tij, është ‘sport360’ që shkruan për një transferim të mundshëm të Rashicës në Barcelonë, transmeton lajmi.net.

Ata e shohin kosovarin si një zëvendësues potencial për uruguaianin Luis Suarez, i cili me vitet që po ecin po fillon të ngadalësohet.

Gjithsesi, zërat për një transferim të Milotit në Barcelonë mbesin vetëm thashetheme, me shpresën që katalanët të nisin zyrtarisht operacionin për ‘rekrutimin’ e ish lojtarit të Vushtrrisë. /Lajmi.net/