Rashica titullar përballë kundërshtarit të preferuar

Schalke 04 me fillim nga ora 15:30 pret në ‘Gelsenkirchen’ Werder Bremen e Milot Rashicës, për të zhvilluar ndeshjen e xhiros së 29-të të Bundesligës.

Sport

30/05/2020 14:32

Të dy skuadrat nuk janë duke kaluar formë të mirë, me Schalken që nuk di për fitore që disa ndeshje, ndërsa Werder nuk bind me lojën e tyre, dhe duket shumë e vështirë mbijetesa në elitën e futbollit gjerman, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, kjo ndeshje mund të jetë mundësi e mirë për Milot Rashicën që të gjejë rrjetën, pasi Schalke mbetet një kundërshtar i preferuar i tij.

Vetëm në sezonin e kaluar, Rashica ka shënuar tri herë në portën e Schalkes.

Formacionet zyrtare:

Schalke:

Werder Bremen:

/Lajmi.net/