Rashica përkrahë Vushtrrinë në ndeshjen e barazhit ndaj Lirisë

Milot Rashica e ka shprehur përkrahjen e ish-skuadrës së tij, Vushtrrisë, në prag të ndeshjes së barazhit që ata do ta luajnë ndaj Lirisë së Prizrenit.

Sport

21/05/2022 12:33

Këtë, djaloshi kosovar e bëri përmes një postimi në rrjetin social, Instagram, të shoqëruar me një foto të vjetër.

Ishte pikërisht Vushtrria skuadra që i ndihmoi lojtarit për të vijuar karrierën e tij si profesionist jashtë Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në rast fitoreje sot, Vushtrria do të përballet me vendin e tetë të Superligës së Kosovës.

Ndeshja Liria – Vushtrria fillon në orën 15:00, në stadiumin “18 qershori”. /Lajmi.net/