Rashica pas ndeshjes me Çekinë: Çekia ishin të mirë, zhgënjimi është i madh tek ne

Milot Rashica ka dhënë komentet e tij pas humbjes që Kosova e pësoi kundër Çekisë.

Sport

14/11/2019 23:19

Anësori i Kosovës është shprehur i mërzitur, duke thënë se Kosova nuk arriti të luante lojën e saj, duke mos humbur asnjëherë meritat e kundërshtarit, shkruan lajmi.net.

Më poshtë mund t’i lexoni fjalët e thëna nga Rashica, pas humbjes ndaj Çekisë.

“Zhgënjimi është shumë i madh, pasi nuk luajtëm siç dimë ne. Pjesa e parë ishte një prej pjesëve më të dobëta që kemi luajtur deri tash. Kishim problem të kapnim ritmin, por besoj se edhe çekët luajtën një loj shumë të mirë dhe u angazhuan shumë. Ata shënuan ashtu si shënuan.”

“Kemi lojën tonë që luajmë me pasime për daljet përpara por nuk mund të kombinomin me njëri tjetrin, duke humbur shumë topa si në fazën e sulmit ashtu edhe prapa. Arritëm të shënojmë golin por nuk mbajtëm rezultatin.”

“Besoj se hijeshia e vetme sot ishin Dardanët, që na përkrahen qysh nga dje e deri sonte. Ne ishim të zhgënjyer, kurse ata brohorisnin ‘FALEMINDERIT’. Duhet falënderuar ata.”

“Shumica e lojtarëve nuk luajtëm shumë lojë internacionale më herët. Ishte përvojë e mirë, zhvilluam lojëra të mira, por kemi shumë gjëra të tjera për t’i përmirësuar me kundërshtarët tjerë. Kemi shans tjetër të mirë” ishin fjalët e Rashicës.

Kosova do te ketë mundësi për kualifikimin edhe nga Liga e Kombeve. /Lajmi.net/