Rashica: Nuk jemi duke menduar për Anglinë, në mendje e kemi Çekinë

Sulmuesi i krahut në Kombëtarën e Kosovës, Milot Rashica, ka deklaruar se shqetësimi nuk qëndron tek Anglia, përderisa ka thënë se vëmendja aktualisht është tek Republika Çeke.

Sport

14/10/2019 23:02

Ylli nga Vushtrria, i cili aktualisht është pjesë e ekipit të Werder Bremen, këto komente i bëri pas lojës, i pyetur në lidhje me dy ‘finalet’ e radhës me të cilat do ballafaqohet kombëtarja e Kosovës, njofton lajmi.net.

“Për momentin nuk po mendojmë për Anglinë, jemi tu mendu për Çekinë dhe po shpresojmë për një rezultat pozitiv edhe atje”, deklaroi Rashica.

Po ashtu, ai ka komentuar edhe rastet e humbura nga Përfaqësuesja e Kosovës kundër lojës me Malin e Zi, duke thënë se rezultati nuk ishte real.

“Patëm lojën gjatë gjithë ndeshjes nën kontroll. Nuk kemi lejuar kundërshtarin me rreziku. Është  dashur t’i shënojme disa gola, por edhe 2-0 nuk është keq”, potencoi tutje ai. /Lajmi.net/