Rashica ‘në flakë’, shënon përsëri me Werderin

Milot Rashica po vazhdon me paraqitjet e tij të mrekullueshme në Bundesliga.

Sport

08/03/2019 21:21

Anësori kosovar ka fituar plotësisht besimin e trajnerit, dhe këtë besim po e justifikon me paraqitjet e tija fenomenale.

Ai në ndeshjen që po luhet aktualisht në kuadër të Bundesliga, ka shënuar një gol kundër skuadrës së Schalke, shkruan lajmi.net.

Goli erdhi në minutën e 31’ të takimit, dhe ishte i rëndësishëm pasi skuadra e Milotit gjendej në disavantazh.

Shpresojmë që Milot Rashica të ketë të njëjtat paraqitje edhe me Kosovën në dy ndeshjet e marsit, kundër Danimarkës e Bullgarisë.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell golin e kosovarit. /Lajmi.net/