Rashica – Milan, lajmi i fundit nga Italia (FOTO)

Milot Rashica mund të transferohet në Serie A.

Merkato

25/07/2017 10:50

Milot Rashica mund të largohet nga Vitesse duke u transferuar në Serie A.

Ylli kosovar ka zgjuar interesim nga Milan dhe Udinese, raportojnë mediat italiane, përcjell “lajmi.net”.

Mendohet që kartoni i Rashicës vlerësohet rreth 8 milionë euro nga klubi holandez, një shifër e cila përballohet pa probleme nga klubi i Milanit, i cili ka qenë një nga “mbretërit” e merkatos gjatë kësaj vere. /Lajmi.net/