Rashica me rekord të jashtëzakonshëm, emri i tij prinë me atë të Lewandowskit

Milot Rashica ka vazhduar edhe këtë xhiro me paraqitjet e jashtëzakonshme në Bundesliga.

Sport

08/03/2019 22:31

Anësorit kosovar përsëri iu besua pozita e titullarit në formacionin e Werder, dhe ai përsëri arriti të justifikonte besimin e trajnerit.

Rashica shënoi dy gola për skuadrën e tij, dhe ishte pjesëmarrës në aksionin kur u akordua penalltia për Bremen.

Pra, në fitoren 3 gola të shënuar nga skuadra e tij, ish lojtari i Llamkos Vushtrria morri pjesë në të gjithat.

Me dy golat e shënuar, ai ka prekur rekordin, duke u barazuar me Lewandowskin, si dy lojtarët e vetëm që kanë shënuar nga pesë gola në Bundesliga në vitin kalendarik 2019, transmeton lajmi.net.

Shpresojmë që Rashicën ta përcjellë kjo formë edhe në ndeshjet që do të luaj me kombëtaren e Kosovës. /Lajmi.net/