Rashica me gruan e djalin kthehen në Kosovë, kjo befasi i priti

Një befasi e këndshme iu bë Rashicës, që solli djalin për herë të parë në Kosovë.

ShowBiz

09/07/2020 20:02

Milot Rashica bashkë me partneren e tij, Belkiz Kera dhe djalin Tianin, kanë udhëtuar për pushime në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Atyre iu bë një befasi e këndshme në shtëpi, pasi sollën për herë të parë vogëlushin e tyre, Tianin.

Ishte Belkiz ajo e cila publikoi imazhe në rrjete sociale, në të cilat shihej dhoma e dekoruar për mirëseardhjen e Tianit, ndërsa nuk mungoi as torta.

“Mirë se vjen në shtëpi fëmijë”, ka shkruar Belkiz sipër njërës video, ku shihej se në dhomë po mbizotëronte ngjyra blu. /Lajmi.net/