Rashica kosovari i parë që shënon në Premier League – Norwich pëson ndaj Liverpool
Milot Rashica është bërë lojtari i parë kosovar që ka shënuar gol në Premier League, në ndeshjen që Norwich e humbi ndaj Liverpool.

Sport
Skuadra e Liverpool ka shënuar fitore 3:1, me përmbysje, në ‘Anfield’, shkruan lajmi.net.
Ndeshja mes Liverpool dhe Norwich u zhbllokua nga Milot Rashica, në minutën e 48’ të takimit.
Kosovari lëshoi një goditje me të djathtën, goditje kjo që u devijua nga Matip dhe përfundoi në rrjetë.
Megjithatë, reagimi i Liverpool ishte shumë i shpejtë. ‘Reds’ shënuan në minutat 64’ dhe 67’ me anë të Sadio Mane e Mohamed Salah, për të përmbysur rezultatin.
Golin e gjeti edhe Luis Diaz, i cili vulosi fatin e takimit (3:1) në minutën e 80’ të ndeshjes.
Liverpool me këtë fitore shkon në kuotën e 57 pikëve në pozitën e dytë, kurse Norwich mbetet me 17 pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/