Rashica: Kjo gjë e mrekullueshme ndodhi në Kosovë para ndeshjes me Bullgarinë

Milot Rashica është njeriu i momentit te Werder Bremen.

Sport

14/03/2019 13:13

Ylli i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar dy gola në fitoren 4:2 të Werder Bremen kundër Schlake në fundjavë në Bundesligën gjermane.

Rashica, në vitin 2019 numëron 5 gola në elitën e futbollit gjerman.

Në një intervistë të gjatë për faqen e Werder Bremen, Rashica ka folur për karrierën e tij, kohën e mirë që po kalon te gjermanët e po ashtu edhe për Kosovën.

Në pyetjen nëse ai e konsideron veten një yll për brezat e rinj, Rashica është përgjigjur: Nuk e shoh veten si një yll, por një shembull i mirë për fëmijët. Të rinjtë në Kosovë po bëhen gjithnjë e më shumë të interesuar për futbollin. Në ndeshjen kundër Bullgarisë, për shembull biletat janë shitur në më pak se një orë”.

Rashica shton se Kosova ka mundësi të mirë për t’u kualifikuar në Euro 2020, dhe se beson në atë.

“Ne kemi mundësi. Nëse nuk e fitojmë grupin, atëherë kemi një mundësi në Play Off kundër fituesve të grupeve D në Ligën e Kombeve. Gjysmëfinalet dhe finalet do të luhen pas fazës së grupeve”.

22 vjeçari në fund ka folur edhe për ndeshjen Kosovë – Angli, e cila konsiderohet një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e re të Kosovës.

“Do të jetë një ndeshje masive. Ne jemi një ekip i ri dhe një kombëtare e re në futboll. Të luash kundër këtij lloji të lojtarëve do të jetë e mahnitshme. Çdo gjë është e mundshme në futboll”./Lajmi.net/