Rashica ka një falënderim të veçantë pas ndeshjes miqësore kundër Xhakës

Milot Rashica ka falënderuar të gjithë ata që kanë qenë të pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në ‘Ndeshjen e Yjeve’.

Sport

15/06/2019 23:51

Ekipi i Rashicës ka barazuar 4:4 kundër ekipit të Granit Xhakës, në ndeshjen humanitare të organizuar për nder të 20 vjetorit të çlirimit të Prishtiës.

Ylli i Kosovës, në konferencën për shtyp pas ndeshjes ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndjekur këtë ndeshje.

“Faleminderit të gjithëve që keni qenë prezent në stadium”, ka deklaruar Rashica, përcjell ‘lajmi.net’.

“Normal ishte një ndeshje jo si të tjerat qysh jemi mësuar pa presion dhe nuk kanë pas pikët shumë rëndësi, kryesorja ka qenë me bo pak spektakël edhe mi kënaq të gjithë këta tifozë që kanë ardhur”./Lajmi.net/