Të Infektuar: 57.317

Të Shëruar: 50.487

Të Vdekur: 1.447

Rashica jashtë fushave deri në fund të janarit

16:51 | 2 Dhjetor 2020

Një lajm aspak i mirë për Milot Rashicën ka ardhur.

Ylli i Kombëtares së Kosovës do të mbetet jashtë fushave të paktën deri në fund të janarit të vitit 2021.

Werder Bremen përmes një komunikate ka bërë të ditur se Rashica ka pësuar një lëndim në kofshë, dhe do të jetë jashtë fushave deri në fund të janarit, përcjell lajmi.net.

Rashica ishte lënduar në stërvitje ditën e enjte, dhe nuk ishte paraqitur në ndeshjen e fundjavës.

Futbollisti nga Kosova kohëve të fundit ka munguar jo pak herë shkaku i lëndimeve./Lajmi.net/