Rashica i bën vetes dhuratë një super veturë

Pas një sezoni të paharruar te Werder Bremen në Bundesligë, Milot Rashica e ka merituar një dhuratë të mirë.

Sport

21/05/2019 23:16

Ylli i Kosovës në edicionin 2018/2019 ka arritur të shënojë 12 gola, duke bërë edhe gjashtë asistime.

Sikur kjo të mos mjaftonte, sipas një raporti të ‘Transfermarkt’, golat e Rashicës i kanë sjellë Werder Bremen këtë sezon hiq më pak se 15 gola, përcjell ‘lajmi.net’.

Pas këtij sezoni, Rashica ka vendosur t’i bëjë vetes një dhuratë të veçantë, Mercedes AMG Gtr.

Vlera e kësaj makine kap shifrën e hiq më pak se 160 mijë eurove dhe ka performanca të shkëlqyra./Lajmi.net/