Rashica flet pas momentit historik me Galatasarayn: Është ndjenjë e veçantë, e merituam

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë. Me këtë fitore, ekipi i Galatasarayt arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23, shkruan Lajmi.net Pas ndeshjes për mediat në Turqi foli futbollisti kosovar, duke treguar ndjenjat e tij pas shpalljes kampion…

Sport

30/05/2023 21:31

Skuadra e Galatasarayt ka shënuar fitore 1 me 4 ndaj Ankaragucu në javën e 36-të të Superligës së Turqisë.

Me këtë fitore, ekipi i Galatasarayt arriti të shpallet kampion i Superligës së Turqisë për sezonin 2022/23, shkruan Lajmi.net

Pas ndeshjes për mediat në Turqi foli futbollisti kosovar, duke treguar ndjenjat e tij pas shpalljes kampion në Superligë.

“Kemi përfunduar një sezon shumë të mirë. Duke parë të gjithë sezonin, kemi pasur ndeshje shumë të vështira. Kryesisht kemi fituar, por ka pasur edhe humbje. Është ndjenjë shumë, shumë e mirë të fitosh kampionatin”, u shpreh Rashica

Në këtë fitore, futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica bëri një asist te goli i parë i shënuar nga Mauro Icardi.

Galatasaray tani shkon në kuotën e 82 pikëve, ku ka mbetur edhe një xhiro për të luajtur. Madje titullin e feston pikërisht kundër vendit të dytë, Fenerbahce – pasi në shtëpi luajnë ndaj rivalit të tyre në javën e fundit.

Milot Rashica, si futbollisti i parë kosovar që fiton një kompeticion të tillë zhvilloi 25 ndeshje me Galatasarayn në Superligë, shënoi katër gola dhe bëri gjashtë asiste.

Kujtojmë që për Milot Rashicën ky është titulli i dytë në kampionat në karrierë. Më parë ai kishte fituar Superligën e Kosovës me Vushtrrinë./Lajmi.net/