Rashica: Do ta jap maksimumin për Kosovën

Milot Rashica është deklaruar për ndeshjen miqësore ndaj Danimarkës.

Sport

19/03/2019 18:28

Përfaqësuesja e Kosovës sot zhvilloi seancën e parë stërvitore për ndeshjen ndaj Danimarkës më 21 mars, gjersa Milot Rashica ka dhënë mendimin e tij për ndeshjen.

Lojtari kosovar ka thënë se ai do të jap maksimumin në ndeshje ndaj danezëve, duke mos menduar aktualisht për atë kualifikuese ndaj Bullgarisë.

“Nuk kam folur deri tani më Challandes për pozitën në fushë. Jam i gatshëm dhe do ta jap maksimumin pavarësisht pozitës”, tha fillimisht Rashica, shkruan lajmi.net.

“Dallojnë pozitat me Bremenin dhe këtu te Kosova, atje jam duke luajtur si qendër sulmues, por taktikat ndryshojnë por unë jam i gatshëm te luaj edhe në tjerat pozita.”, ka shtuar më tej vushtrriasi. /Lajmi.net/