Rashica dhuron një asistim të jashtëzakonshëm për Norwichin

Skuadra e Milot Rashicës, Norwich ka fituar me rezultat të thellë 3-0 si mysafir i Watfordit në duelin hapës të xhiros së 22-të.

Sport

21/01/2022 23:01

Nga tre golat e skuadrës së Norwich, Miloti ishte asistues në golin e dytë të skuadrës.

25-vjeçari bëri një kalim të mirë në krahun e majtë dhe dha një krosim të bukur në të cilin e konkretizoi në gol Sargent.

@lajminet_Rashica asiston golin e dytë për Norwichin

♬ original sound lajminet_

Ky është asisti i dytë i Milotit në Premier Ligë këtë edicion, teksa ende nuk e ka gjetur golin debutues në kompeticion, megjithatë ai e ka realizuar një në Kupën FA. /Lajmi.net/