Rashford vendos kushte për Man Utd, Barca ‘fërkon duart’

Sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, ka filluar të vendos kushtet e tij për qëndrimin në ‘Old Trafford’.

Sport

16/06/2019 11:32

Rashford i cili luan edhe me kombëtaren e Anglisë, po futet në 12 muajt e fundit të kontratës së tij dhe tashmë kanë filluar diskutimet për vazhdimin.

Sipas raportimeve të medieve britanike, sulmuesi kërkon një pagë prej 350 mijë funteve në javë, transmeton lajmi.net

United do ta ketë të vështirë ta plotësoj këtë kërkesë të lojtarit, dhe Barcelona po e vëzhgon me kujdes këtë situatë.

Skuadra katalane është në kërkim të një sulmuesi që do të zëvendësonte Luis Suarezin i cili me vitet që po kalojnë po fillon të ngadalësojë ritmin.

Antoine Griezmann e Marcus Rashford janë dy prej emrave që po përmenden si mundësi transferimi në ‘Camp Nou’. /Lajmi.net/