Rashford mund të marrë numrin e vjetër të Yamalit tek Barcelona
Marcus Rashford mund të trashëgojë numrin e Lamine Yamal apo të Thierry Henry, ndërsa është pranë finalizimit të një huazimi te Barcelona nga Manchester United. Më herët këtë javë, Barcelona konfirmoi se Lamine Yamal do të marrë fanellën me numrin 10, të cilën e mbante Ansu Fati pas largimit të Lionel Messit në vitin 2021. …

Sport
Marcus Rashford mund të trashëgojë numrin e Lamine Yamal apo të Thierry Henry, ndërsa është pranë finalizimit të një huazimi te Barcelona nga Manchester United.
Më herët këtë javë, Barcelona konfirmoi se Lamine Yamal do të marrë fanellën me numrin 10, të cilën e mbante Ansu Fati pas largimit të Lionel Messit në vitin 2021.
Kjo hap rrugën që Rashford të marrë numrin 19, që ishte i Yamalit më parë, i njëjti numër që Rashford mbante te Manchester United gjatë viteve 2016-2019.
Sipas Mundo Deportivo, Rashford mund të tundohet edhe nga fanella me numrin 14, e cila aktualisht është e lirë.
Ky numër i përkiste legjendës Thierry Henry, idhullit të Rashford që nga fëmijëria.
Fanella e tretë dhe e fundit që është aktualisht e lirë është numri 22, që më parë e ka mbajtur Ilkay Gundogan, tashmë pjesë e Manchester Cityt.
Pavarësisht se cili do të jetë numri në shpinë, Rashford është i lumtur që po fillon një kapitull të ri në një klub dhe vend të ri.
Ai pritet të prezantohet zyrtarisht si lojtar i Barcelonës të martën, më 22 korrik, një ditë pas përfundimit të testeve mjekësore.