Rashford: Liverpool nuk e merituan barazimin

Manchester United dhe Liverpool kanë luajtur baras në derbin e xhiros së 9-të në Premierligë.

Sport

20/10/2019 22:10

United dhe Liverpool janë ndarë me shifrat 1:1, për të marrë secila nga dy skuadrat nga një pikë.

Realizatori i golit të Man Utd, Rashford, ka shprehur mendimin se Liverpool nuk kanë qenë të mirë mjaftueshëm për të marrë barazimin.

“Ne merituam tri pikët. Nuk mendoj se ata ishin të mirë mjaftueshëm sa për të marrë një pikë, por ky është futbollit” ka thënë Rashford, transmeton lajmi.net.

“Ishte një mundësi e madhe e lëshuar. Shpresojmë që në mesjavë të marrim fitore dhe të nisim një seri fitoresh” ka shtuar Marcus.

Marcus Rashford tundi rrjetën e Liverpool në minutën e 36’ të takimit. /Lajmi.net/