Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën
Barcelona vazhdon të synojë Marcus Rashfordin teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit. Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United shihet si një përforcim kyç për skuadrën e tyre, por çdo marrëveshje varet nga lirimi i hapësirës së pagave përmes largimeve të lojtarëve. Sipas Mundo Deportivo, Rashford ka refuzuar një ofertë prej 600,000 funteve në…
Sport
Barcelona vazhdon të synojë Marcus Rashfordin teksa afati kalimtar i janarit po i afrohet fundit.
Sulmuesi 27-vjeçar i Manchester United shihet si një përforcim kyç për skuadrën e tyre, por çdo marrëveshje varet nga lirimi i hapësirës së pagave përmes largimeve të lojtarëve.
Prioriteti i tij mbetet një transferim te Barcelona dhe për këtë arsyeje ka refuzuar klubin arab, por edhe ka lënë klubet e tjera të presin për momentin.
Megjithatë, për të realizuar marrëveshjen, Barcelonës do t’i duhet Rashford që të ulë pagën e tij dhe që Manchester United të mbulojë një pjesë të pagës së tij deri në fund të sezonit.
Djajtë e Kuq këmbëngulin se çdo klub që merr Rashfordin do t’i duhet të paguajë pagat e tij të plota, duke e shtuar kompleksitetin e lëvizjes.
Me më pak se një javë të mbetur në afatin kalimtar, mbetet e pasigurt nëse Barcelona mund ta finalizojë marrëveshjen edhe pse katalunasit janë dëshira e madhe e Rashford.