”Rashford është në të njëjtin nivel me Mbappe”

Marcus Rashford dhe Kylian Mbappe janë "padyshim në të njëjtën vijë", sipas Louis Saha, i cili thotë se nuk ka asgjë që ndan yllin e Manchester United dhe sulmuesin e Paris Saint-Germain "për sa i përket cilësisë".

Sport

24/06/2020 09:48

Rashford ka kontribuar me 19 gola dhe gjashtë asistime për kauzën e United në 32 paraqitje këtë sezon.

Mbappe në anën tjetër, ka shënuar 18 gola në Ligue 1 – kampionat që u vendos të anulohej me sistemin pikë-për-lojë.

I pyetur nëse anglezi është në të njëjtin nivel me francezin, ish-sulmuesi i United tha: “Aftësitë? Po. Ata janë të dy lojtarët shumë të shpejtë, kanë aftësinë teknike për të dalë nga situatat ku ata rrethohen nga dy ose tre mbrojtës”.

“Sa i përket pozicioneve, Marcus dhe Kylian janë mjaft të ngjashëm. Mendoj se janë në të njëjtin nivel”. /Lajmi.net/